Site icon Telegrafi

Gjykata kushtetuese “do të vendos” për vetë-shpërbërjen e Kuvendit dhe faljen e Ivanovit

Para Gjykatësve kushtetues tashmë gjenden dy iniciativa të cilat mund të paraqesin dalje nga kriza politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Iniciativa e parë është e një banori të Shkupit, Milivoj Micovski për rishqyrtimin e nenit kontestues nga Ligji për falje, që do të thotë iniciativë për rishqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit për falje të kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov. Në këtë iniciativë kontestohet neni 11 i Ligjit për falje, në bazë të cilit është sjellë vendimi për faljen e 56 personave.

Të premten që kaloi deri te Gjykata Kushtetuese, iniciativë për rishqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit për shpërbërjen e Kuvendit dorëzoi edhe Talat Xhaferi, deputet i BDI, parti e cila e përkrahu dhe e votoi shpërbërjen e Kuvendit. Kjo iniciativë erdhi pas takimit të liderit të BDI, Ali Ahmeti me përfaqësuesin e veçantë gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl.

Seanca e parë e rregullt e Gjykatës Kushtetuese është nesër./Telegrafi/

Exit mobile version