Ende nuk ka zgjidhje lidhur me lidhje me Ligjin kontestues për tregjet e gjelbra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Po paralajmërohet një grevë e përgjithshme e tregtarëve, ndërsa është e qartë se Gjykata Kushtetuese do ta ketë vendimin e fundit për ligjin kontestues që ka të bëjë me tregtarët.
Tregtarët me një iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese do të mundohen që ta shfuqizojnë tërësisht ligjin, të cilën shteti e ka shtyrë për një vit, sipas të cilës tregtarët do të paguajnë 60 euro për licencën për tezgat dhe 40 euro për çdo vit që pason.
Se duhet të ketë ndryshime serioze thonë edhe nga grupi i tregjeve, ndërsa ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se ligj duhet të ketë./Telegrafi/