“Të mërkurën pas seancës së Gjykatës Kushtetuese do të kemi takim pune në të cilën gjykatësit do të marrin qëndrim nëse të pranojmë iniciativën dhe nën detyrim zyrtar të ngritim procedurë për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve”.
Këtë e deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati për TV24. Ai tha se nuk dëshiron të paragjykojë se cili do të jetë vendimi dhe nëse do të ngritët procedurë do të varet nga shumica e gjykatësve.
“Do të diskutojmë dhe analizojmë dhe në fund do të votojmë”, ka thënë Murati.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i vet-shpërnda në shkurt, për shkak të shpalljeve të zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa për këtë në Gjykatën Kushtetuese u dorëzua iniciativë.