Telegrafi

Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të diskutojë për kushtetutshmërinë e përgjimeve nga DSK-ja

Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të diskutojë a është kushtetuese që DSK-ja të përgjojë përmes operatorëve të telekomunikacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata do të shqyrtojë iniciativën për kushtetutshmërinë e nenit nga Ligji për komunikime elektronike, me të cilin operatorët detyrohen të sigorojnë të gjitha kushtet teknike, për të mundësuar përgjim të komunikimeve të rrjetet e tyre.

Iniciativa për rishikimin e kushtetutshmërisë të këtij neni, është sjellur në 2015 në të njëjtin vit kur LSDM-ja filloi me publikimin e bisedave të përgjuara./Telegrafi/