Site icon Telegrafi

Gjykata kushtetuese as të martën nuk do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e PSP

Gjykata kushtetuese as në seancën e caktuar për të martën nuk do ta shqyrtojë iniciativën për kushtetutshmërinë e Ligjit për Prokurorinë speciale publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga opozita dhe “Revolucioni Laraman“ kërkuan që gjykata urgjentisht të deklarohet për këtë çështje. Përgjigje për kushtetutshmërinë e PSP ato do të presin deri më 18 qershor.

Nga gjykata nuk ka përgjigje përse iniciativa të cilën e ka parashtruar Todor Petrov nuk është vënë në rend dite, e as që madje ka sqarim se kur mund të pritet të hyjë në rend të ditës për shqyrtim.

Përndryshe përgjegjëse për rendin e ditës është kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva./Telegrafi/

Exit mobile version