Site icon Telegrafi

Gjykata Kushtetuese do të diskutojë për përgjimet përmes operatorëve celularë

Gjykata Kushtetuese në seancën e paraparë për të mërkurën e ardhshme (21 qershor), përsëri do të rishikojë iniciativën për vlerësim të kushtetutshmërisë të nenit 175 nga Ligji për komunikime elektronike. Gjykatësit në mars u ankuan për materialin voluminoz dhe kërkuan shtyrje të seancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas nenit 175 nga Ligji për komunikime elektronike, operatorët e telekomunikacionit në vend detyrohen të sigurojnë të gjitha kushtet teknike që të mundësohet përgjimi (ndjekja) e komunikimeve në rrjetet e tyre.

Iniciativa për kushtetutshmërinë e këtij neni është dorëzuar në vitin 2015, atëherë kur LSDM-ja filloi t’i publikojë materialet e përgjuara./Telegrafi/

Exit mobile version