Telegrafi

Gjykata Kushtetuese sot vendos rreth shkarkimit të Ilir Metës

Gjykata Kushtetuese do të vijojë sot seancën e ndërprerë të dy ditëve më parë për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gjykata pritet t’i jap kohë përfaqësuesve ligjor të Metës për të paraqitur argumentet e tyre kundër kërkesës për shkarkim.

Në seancën e parë u trajtuan kërkesat e Presidencës dhe përfaqësuesve të Kuvendit, ndërkohë që Kushtetuesja rrëzoi kërkesat e Metës për dorëheqje ose shkarkim të gjyqtarëve apo edhe që të rivotohej shkarkimi edhe nga Parlamenti i ri.

Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese shtyn përsëri seancën rreth shkarkimit të Ilir Metës

Në anën tjetër, Meta e ka nisur ditën me një mesazh, teksa Kushtetuesja do të vendos mbi vendimin e Kuvendit.

“Mirëmëngjesi të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan Meta. /Telegrafi/