Telegrafi

Gjykata Kushtetuese sjell vendim, Qendra tregtare në Shkup nuk do të ndryshohet

Qendra tregtare e qytetit, Opera dhe Baleti i Maqedonisë, si dhe Biblioteka Universitare për momentin nuk do të pësojnë ndryshime në fasada në stilin e “barokut”. Kjo falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila solli masë të përkohshme, ndërsa edhe si përgjigje për iniciativën e sjellur nga arkitektja Danica Pavllovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet ta pranojë se jam gëzuar tej mase me lajmi nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi të fillojë procedurën pas iniciativës sonë dhe të sjell masë të përkohshme. Edhe pse punë nuk ka përfunduar megjithatë është sinjal pozitiv”, deklaroi Pavlovska.

Gjykatësit vendimin për fillimin e procedurës e sollën me shumicë votash. Ndryshe, për shpëtim të Qendrës tregtare të qytetit nga transformimi kishte protesta nga shoqata joqeveritare, si dhe referendum nga Komuna Qendër e cila kaloi pa sukses./Telegrafi/