Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka sjellur vendim që të shfuqizojë ligjin për përcaktimin e llojit dhe nivelin e dënimit.
Siç thonë nga Gjykata, gjykatësit në seancë kanë konstatuar se ligji është problematik dhe se duhet të hidhet poshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi do të fuqizohet pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare, me çka ky ligj nuk do të jetë më pjesë e rendit ligjor.
Iniciativën me të cilën e kontestoi ligjin për përcaktimin e dënimeve e ka dorëzuar Hristijan Georgievski, avokat nga Kumanova./Telegrafi/