Site icon Telegrafi

Gjykata Kushtetuese refuzon iniciativën për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Xhaferit për kryetar Kuvendi

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, si dhe iniciativën për zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë.

“Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi rrëzimin e iniciativës me të cilën u kontestua vendimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit më 02 maj 2017, sepse ai vendim nuk ka karakter rregulloreje, por bëhet zgjedhje konkrete me atë. Neni 110 i Kushtetutës përcakton qartë se Gjykata Kushtetuese vendos për pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe për pajtueshmërinë e rregulloreve të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe ligjet”, tha zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu vendosi të mos inicojë procedurë edhe për nenet e Rregullores së Qeverisë që i referohen zëvendësit të parë të Kryeministrit përgjegjës për koordinimin e çështjeve politike të dikastereve, sepse konsiderohet se kjo metodë rrjedh nga dispozitat e Ligjit për Qeverinë, dhe në këtë rast që është zhvilluar edhe me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Exit mobile version