Site icon Telegrafi

Gjykata Kushtetuese refuzoi nismat për Vendimin për ndryshime kushtetuese

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme me shumicë votash refuzoi dy nismat e paraqitura për Vendimin në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës që nga 19 tetori i këtij viti.

Nismat siç thonë nga gjykata, janë refuzuar për shkak se Vendimi nuk është për vlerësim kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit janë “Kongresi Botëror Maqedonas” dhe një person fizik nga Shën Nikolla.

“Me vendimin për hyrjen në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është e qartë se shkelet e Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit Maqedonisë dhe të drejtë ndërkombëtare”, thonë mes tjerash nga “Kongresi Botëror Maqedonas”./Telegrafi/

Exit mobile version