Site icon Telegrafi

Gjykata Kushtetuese publikoi shqyrtimin zyrtar për shpërndarrjen e kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka publikuar shqyrtimin zyrtar për vendimin e shfuqizimit të vendimit për shtyrje të shpërndarrjes së kuvendit, të datës 18 dhe 23 shkurt, të këtij viti, që gjykata e solli javën e kaluar, pas shqyrtimit të iniciativës së dorëzuar nga BDI-ja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfundimisht u ndërprenë të gjitha aktivitetet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u përcaktuan për 5 qershor.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, shtyrja e shpërndarrjes së kuvendit nuk mund të zbatohet me veprim të shtyrë të ligjeve ose akteve tjera. Gjithashtu, në shqyrtimin zyrtar, thuhet se ”vendimi për shpërndarrjen e kuvendit ka karakterin e një rregulloreje, pasi që një vendim i këtillë ka veprim univerzal dhe në mënyrë indirekte u referohet të gjithë qytetarëve, të cilët në zgjedhje të parakohshme votojnë për një deputet në kuvend, respektivisht atyre ua delegojnë mandatin, por edhe sovranitetin që kuvendi të vendos në emër të tyre, nga ku del se vendimi i kontestuar është i ngjashëm me vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese”./Telegrafi/

Exit mobile version