Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë konsideron se nuk mundet që të krijojë situatë të re juridike, nëse këtë gjë nuk e ka bërë ligjvënësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kushtetuesja vlerëson përmbajtjen e dispozitave, e jo atë që nuk e përfshinë edhe pse, sipas tyre, nuk është kontestuese që ka zbrazëtirë juridike, sepse nuk parashihet mekanizëm se çfarë duhet bërë kur zgjedhjet lokale nuk mund të mbahen në afatin ligjor, kurse shtyerjen mund ta bëjë vetëm ligjëvënësi.
Prandaj, në seancë u vendos që të mos inicohet asnjë procedurë për dy nismat që kontestojnë Nenin 35 të Ligjit të vetëqeverisjes lokale, si edhe Nenin 16, paragrafi 1 të Ligjit për zgjedhje, që ka të bëjë me afatin e mbajtjes së zgjedhjeve./Telegrafi/