Site icon Telegrafi

Gjykata Kushtetuese: Nuk do të komentojmë qëndrimet e askujt për Ligjin e Gjuhëve

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se nuk do të komentojë qëndrimet e askujt lidhur me çështjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimeve, seanca ku do të diskutohet për këtë ligj është caktuar për datën 11 dhjetor.

Lexo po ashtu Mexhiti për Ligjin për gjuhët: Qytetarët dhe institucionet ta marrin me qetësi, nuk duhet të preket Marrëveshja e Ohrit

“Pas përfundimit të seancës do të mbahet një konferencë e rregullt për media në të cilën do t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve të opinionit dhe mediave”, thonë nga Gjykata.

Ky rast ngjall interes të konsiderueshëm në publik, veçanërisht për shkak të pikëpamjeve dhe interpretimeve të ndryshme të zbatimit të Ligjit për Gjuhët./Telegrafi/

Exit mobile version