Site icon Telegrafi

Gjykata Kushtetuese nesër do të diskutojë për shpërbërjen e Kuvendit

Gjykata kushtetuese para pak çastesh në ueb faqen e saj ka njoftuar për ndryshimin e rendit të ditës së seancës së nesërme në të cilën në rend të ditës është vendosur shqyrtimi i iniciativës për kushtetutshmërinë e vendimit për shpërbërje të Kuvendit, informon Telegrafi Maqedoni.

Seanca është caktuar për nesër në ora 9, ndërsa sipas gjitha gjasave iniciativa e BDI është gjetur në mënyrë të përshpejtuar në rend të ditës për shkak të situatës politike në vend./Telegrafi/

Exit mobile version