Gjykata Kushtetuese nesër do të mbajë seancë, në të cilën do të diskutojë për ndryshimet në Kodin Penal. Këtë nismë e ka dorëzuar Pavle Trajanov.
“Kërkuesi thekson se ndryshimet ligjore janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe barazinë që promovon Kushtetuta. Në nismë thuhet se me këto ndryshime privilegjohet një kategori e qytetarëve, për dallim nga personat e dënuar ligjërisht që trajtohen diskriminues dhe për ta nuk vlen ulja e dënimeve”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se Kodi i ri Penal (KP) është hartuar dhe i është dorëzuar Komisionit Evropian (KE) për mendim.
Ndryshe, ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në vitin 2023 dhe shkaktuan shumë reagime, veçanërisht ato për uljen e dënimeve për shpërdorim të pozitës zyrtare në prokurimet publike.