Telegrafi

Gjykata Kushtetuese në seancën e radhës do të diskutojë për përgjimet

Gjykata Kushtetuese të mërkurën duhet të vendos nëse policia sekrete mund të përgjojë përmes operatorëve të telekomunikimeve. Në seancën e korrikut, gjykatësit kushtetues pranuan nismën për ndryshimin e ligjit që e mundëson këtë.

Pjesa më e madhe e tyre u shprehën se ligji i DSK-së ia mundëson pa kontroll të ndjek komunikimet e qytetarëve përmes operatorëve celular.

Me ndryshimin e ligjit për komunikime elektronike në vitin 2014-të, operatorëve iu imponua obligimi që vet të sigurojnë dhe mirëmbajnë pajisjen e përgjimit.

Ndryshe, puna e DSK-së ashpër u kritikua edhe në raportin e dytë të Pribes.