Site icon Telegrafi

Bogdanoviq: Jemi të zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq nëpërmes një konference ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e përkohshëm të moratoriumit për Planin Detal Urbanistik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi të zhgënjyer dhe e kuptojmë pakënaqësinë e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht të shfuqizoj moratoriumin për Planin Detal Urbanistik për Komunën Qendër”, deklaroi Bogdanoviq.

Gjykata Kushtetuese dje e shfuqizoi moratoriumin që Komuna Qendër e votoi për 31 plane urbanistike, gjerë sa të merret vendimi nëse Komuna ka pasur kompetenca që të ndalojë zbatimin e Planit Urbanistik.

Lexo po ashtu Maqedoni, Gjykata Kushtetuese përkohësisht hoqi moratoriumin për ndërtim në komunën Qendër

Bogdanoviq sot tha se “moratoriumi nuk është në fuqi, gjerë sa nuk e marrin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për vendimin duhet të debatohet edhe në Këshillin e komunës dhe ai paralajmëroi se do të merë të gjitha masat ligjore që moratoriumi të ngel në fuqi./Telegrafi/

Exit mobile version