Vazhdoi sot procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Në dy raste, theksojnë nga Gjykata Kushtetuese, gjyqtarët votuan për kandidatët e propozuar, ku asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën e kërkuar.
“Me pëlqimin e të gjithë gjyqtarëve, u ra dakord që seanca përzgjedhëse të vazhdojë të hënën, më 3 qershor.
Mandati i Presidentes Dobrila Kacarska përfundon më 2 qershor 2024”, theksojnë nga Gjykata Kushtetuese./Telegrafi/