Site icon Telegrafi

Gjykata Kushtetuese e RMV-së me vendim për materialet e përgjuara nga PSP

Gjykata Kushtetuese e RMV-së mbajti sot seancën e 7-të në të cilën u shqyrtuan katër nisma.

Iniciatorët kontestojnë qëndrimin për rastet të cilat njihen si materialet e përgjuara mbi të cilat bazohen rastet e PSP-së.

“Propozimi i gjykatësit raportues për të mos iniciuar procedurë për nenin 110 të Ligjit për Prokurorinë Publike nuk ka marrë shumicën e nevojshme prej pesë votash. Ndër dispozitat e kontestuar janë edhe materialet e përgjuara nga PSP”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Kushtetuese.

Iniciatorë të iniciativave janë Shoqata “Kongresi Botëror Maqedonas” nga Shkupi dhe Vlatko Ilievski, avokat nga Shkupi./Telegrafi/

Exit mobile version