Gjykata Kushtetuese e mbajti mbledhjen e 20-të në të cilën u diskutua për tri nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë. Gjykata solli vendim që të mos niset procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë për Ligjin për Prokurorinë Publike në tërësi dhe nenet veçanërisht të kontestuara 4 paragrafi 2 dhe neni 29 paragrafet 2 dhe 3 nga ky ligj.
“Refuzohet nisma për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së: dekretit për shpalljen e Ligjit për Prokurorinë Publik nr. 08-1411/1 nga data 16.02.2020; nenit 110 pikat 1, 2 dhe 3 dhe nenit 113 të Ligjit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi dhe pjesët e nismave që kërkojnë vlerësim të ndërsjellë të përputhjes së akteve të përcaktuara në pikën 1 dhe pikën 2, alinea 1 dhe 2 të këtij vendimi me dispozitat nga Rregullorja e Kuvendit dhe dispozitat e Rregullores së Punës së Qeverisë”, bëjnë të ditur nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata vlerësoi se dispozitat kushtetuese nuk e rregullojnë procedurën në vijim të miratimit të ligjeve dhe çështjeve të cilat do të nënkuptonin vlerësim të pajtueshmërisë së ligjit konkret dhe të Rregullores së kuvendit, në të cilin është përgatitur procedura për miratimin e ligjeve, që nënkupton se nuk ka kompetencë të bëjë vlerësim të tillë. Sa i përket çështjes së miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike, nga analiza e bërë doli se Ligji i kontestuar është miratuar me shumicën e nevojshme prej dy të tretave.