Iniciativa për largimin e testimit ekstern e dorëzuar nga një grup profesorësh nga shkolla teknike e Manastirit “Gjorgji Naumov”, për të tretën herë refuzohet nga Gjykata Kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Profesorët e kësaj shkolle kontestojnë mënyrën e organizimit të testimit ekstern, punën e komisionit të shkollës, kontrollimin e testeve dhe gjëra të ngjashme.
Iniciativa është refuzuar për shkak se dispozitat dhe rregullat që profesorët kanë dorëzuar, nuk janë të vlefshme ose nuk janë në rendin juridik.
Gjykata Kushtetuese do të caktojë termin për të vërtetuar edhe një iniciativë tjetër, e cila është dorëzuar nga plenumi i mësimdhënësve në të cilën kanë nënshkruar mbi 1 mijë mësimdhënës./Telegrafi/