Vazhdon agonia në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me debatin rreth kushtetueshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike, diskutim që pritet me shumë interesim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe në seancën e radhës, e paraparë për ditën e mërkurë, nuk pritet që Kushtetuesja të diskutojë për PSP-në, që është kërkesë e opozitës në Maqedoni dhe e ”Revolucionit Laraman”.
Në rend të ditës, është vendosur vendimi i kryetarit Gjorge Ivanov për faljen e 56 personave, edhe pse ky vendim është shfuqizuar nga deputetët./Telegrafi/