Site icon Telegrafi

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë mbajti sot seancën e rregullt të saj, ja çfarë u vendos

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese inicoi procedura ndaj nismës që ka të bëjë me Nenin 84 të Marrëveshjes kolektive për industri tekstili, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, rasti ka të bëjë me një fabrikë në Dellçevë, ndërkaq me dispozitat ligjore parashihet që nëse punëtori jep dorëheqje vullnetarisht dhe pa afat dorëheqjeje, punëdhënësi, për shkak të shkeljes së marrëdhënies së punës dhe dëmit të shkaktuar, ka të drejtë që të kërkojnë dëmshpërblin në vlerë prej një e deri më tre rroga, varësisht nga obligimet e punës që i bën punëtori.

Procedura është nisur për arsye se këto dispozita të marrëveshjes kolektive nuk janë të volitshme për punëtorin dhe janë në dëm të tij.

Në seancë nuk u nisën procedura ndaj nismës së dorëzuar për nenet e Ligjit për sistem njësportelësh dhe për udhëheqjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit për persona tjerë juridik, nene që lidhen me atë që regjistrimi të mund të bëhet nga avokatët.

Inicuesi i kësaj nisme në Kushtetuese kërkon që në këtë rast kontabilisti të hiqet dhe të mbetet vetëm avokati, për ta kryer punën si agjent regjistrimi.

Gjykata e hodhi poshtë nismën për dispozitat e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendimmarrje të shkallës së dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës për kundërvajtje./Telegrafi/

Exit mobile version