Gjykata Kushtetuese ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka nisur procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Nenit 51, Paragrafi 1, Alinea 2 të Ligjit për kryerje të punëve për përfaqësim në procedura doganore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më tej, gjykata e hodhi poshtë nismën për vlerësimin e pjesë: ”Komisioni shtetëror për vendime në procedura administrative dhe procedura të marrëdhënieve të punës të nivelit të dytë” të Nenit 84, paragrafi 3 të Ligjit për Kulturë.
Në seancën e sotme, gjykatësit nuk nisën procedurë për nismën për dispozitat e Ligjit për plotësimi të LIgjit për arsim të lartë të vitit 2013, si edhe për nismën e ngritur për Nenin 74 të Rregullores për shërbimet, kriteret dhe rregullat për regjistrim të studentëve në ciklin e parë të studimeve në Universitetin Klimenti i Ohrit në Manastir./Telegrafi/