Në mbledhjen e sotme të Gjykatës Kushtetuese do të diskutohet nëse do të procedohet ndaj tarifës për shpërblim dhe kompenzim të harxhimeve tjera për punën e përmbaruesve.
Nisma është dërguar në vitin e kaluar, ndërsa në rend dite është si pikë e katërt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo tarifë është publikuar në vitin 2016, kurse shpërblimi dhe kompenzimi merret sipas çmimit për administrim, çmimit të veprimtarive përmbaruese dhe shpërblim për kryerje veprimtarie.
Përmbaruesi e përcakton çmimin e veprimtarive përmbaruese sipas llojit, kapacitetit dhe kohëzgjatjes së përmbarimit.
Përndryshe, më 2017 Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa nene të Ligjit për përmbarim, sidomos dispozitat që kanë të bëjnë me pagesë jashtëgjyqësore të borxheve, etj./Telegrafi/