Me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë është ndaluar fjalimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan para të pranishmëve që do të mblidhen në tubimin “për demokraci kundër grushtit të shtetit”, i cili do të mbahet sot në Këln, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizatori i tubimit është Platforma për demokraci kundër grushtit të shtetit.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot pritej që përmes një telekonference t’u drejtohet të pranishmëve në tubimin që ishte paraparë për ora 15:00 në Deutzer Werft.
Megjithatë, kjo nuk u lejua për shkak të “shqetësimit të policisë së Këlnit për sigurinë e qytetarëve”. Përfaqësuesit e platformës iu drejtuan gjykatës lokale, pasi që edhe kjo ia rrefuzoi kërkesën, organizatorët iu drejtuan gjykatës më të lartë.
Gjykata e Lartë vendosi në favor të policisë, pas së cilës kërkesa iu dërgua Gjykatës Kushtetuese.
Edhe Gjykata Kushtetuese u shpreh se policia ka të drejtë dhe mbështeti vendimet e marra më parë.
Kryetari i Unionit të Demokratëve turko-evropian (UETD) Zafer Sirakaya konsideron se nga pikëpamja ligjore, ky vendim nuk ka kurrfarë baze ligjore.
“Është shumë e qartë se bëhet fjalë për vendim politik”, thotë Sirakaya.
Ai shtoi se do të respektojnë vendimin e gjykatës, edhe pse nuk pajtohen me të.
“Duam të theksojmë se platforma nuk do të veprojë jashtë korrnizës ligjore”, tha Sirakaya. /Telegrafi/