Telegrafi

Gjykata Kushtetuese e Austrisë anulon vendimin që ndalonte bartjen e shamive nëpër shkolla fillore

Gjykata Kushtetuese e Austrisë e ka vlerësuar si antikushtetuese dhe për këtë anuloi ndalimin e mbajtjes së shamive në shkollat fillore, ndalesë kjo që ishte vënë gjatë pranverës së vitit të kaluar, shkruan Al Jazeera.

Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar ndalesën, si një veprim që ia ndalonte vetëm një besimi – që është në kundërshtim me parimet e vendit për neutralitet, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kristof Grabenvarter, ka shpjeguar se ndalesa nuk ka të bëjë vetëm me mbulesën që praktikohet tek myslimanet, në anën tjetër dy fëmijë dhe prindërit e tyre kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të anulojë këtë ndalesë.

Në kërkesën e tyre thuhej se kjo ndalesë shkel të drejtën e tyre në besim dhe barazi, sepse ndalon vetëm shaminë e myslimanëve dhe jo gjësendet e feve tjera. /Telegrafi/