Site icon Telegrafi

Gjykata Kushtetuese anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani pas akuzave për ndërhyrje ruse

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Rumani pa një kandidat të panjohur më parë nacionalist të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, në krye të sondazheve në një rezultat tronditës.

Bëhet e ditur se vetëm dy ditë përpara balotazhit jetik presidencial rumun midis kandidatit të së djathtës ekstreme Georgescu dhe centristes pro-BE Elena Lasconi, Gjykata Kushtetuese rumune ka vendosur të anulojë raundin e parë.

Zgjedhjet e reja do të mbahen në një datë të caktuar nga qeveria, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, vendimi dramatik vjen pas deklasifikimit të raporteve sekrete nga shërbimet e inteligjencës rumune që tregojnë përfshirjen e Rusisë në ndikimin e votuesve përmes një fushate propagandistike antiperëndimore që mbështet Georgescu.

Raportet e inteligjencës treguan disa procese të paligjshme në financimin e fushatës së Georgescu.

Ndryshe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese tronditi gjithë skenën politike dhe shoqërinë rumune. /Telegrafi/

Exit mobile version