Site icon Telegrafi

Gjykata konfiskon pronat e dy bandave

Pronat e koksifikuara janë pasuri të sekuestruara më parë në zbatim të ligjit “Antimafia”, pasi dyshohej se sigurimi i tyre është bërë në rrugë kriminale. Dy nga pasuritë e konfiskuara i përkisnin Afrim Hoxhës, një prej të akuzuarve dhe të dënuarit me 18 vjet burg nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, si “anëtar” i “Bandës së Lushnjës”.

Ndërsa tjetra i përkiste Oltjon Sadikajt. Ai dyshohet të jetë përfshirë në pengmarrjen e një 74-vjeçareje në qershor të vitit 2009 në Selanik, Greqi. Ndërkohë, gjykata liroi nga sekuestroja shtatë pasuri të Afrim Hoxhës, pasi nuk u provua prejardhja e tyre nga “paratë e krimit”, raportoi Panorama. /Telegrafi/
 

Exit mobile version