Gjykata ka urdhëruar të sigurohet video inçizimi nga zyra e Komunës së Kavadarcit, në konsultim me Prokurorinë Themelore, për shkak të dyshimeve për vepra të paligjshme që kanë të bëjnë me zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me urdhër të lëshuar mbrëmë, kërkohet nga policia e Kavadarcit të sigurojë videon dhe t’a dorëzojë për hetim të mëtejshëm.
Ky vendim i gjykatës vjen, pasi mbrëmë ka arritur një akuzë për ryshfet përpara zgjedhjeve të 11 dhjetorit./Telegrafi/