Gjykata Themelore ka publikuar aktgjykimin ku lirohen nga akuza gazetarja Meri Jordanovska dhe Pedrag Petroviq nga “A1on”, pas padisë private që kishte dorëzuar deputeti dhe lideri i partisë politike “E majta”, Dimitar Apasiev. Apasiev kishte paditur gazetarët për “publikimin e paautorizuar të regjistrimeve personale.
Nga SHGM sqarojnë se pas procedures e cila ka zgjatur thuajse një vit, paditësi nuk është paraqituir asnjëherë në séance ndërsa gazetarët kanë qenë të pranishëm më shumë here .
“Pas shpalljes së aktgjykimit, kolegia ime Meri Jordanovska tha: “Funksionarët shtetërorë duhet të kuptojnë se funksionin e kryejnë 24/7 dhe janë më shumë subjekt i kritikave publike, qofshin ato në e-mail, mesazhe, telefon zyrtar apo privat. Dhe kur ne si gazetarë i kërkojmë, i kërkojmë në emër të publikut, për gjëra që janë me interes publik, prandaj nuk guxon të vendoset praktika e futjes së frikës dhe censurës”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.