Duke përfshirë edhe refuzimet e sotme, Gjykata ka refuzuar 14 kërkesa të PSP-së për paraburgim nga gjithsej 18, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Masa e parabugrimit sot nuk ju shqiptuar ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, as Goran Grujovskit, shefit të kabinetit të ish-ministres Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski, si dhe për personat N.N dhe N.B.
Paraburgim nuk morën as deputeti i BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, pastaj as kryeredaktori i TV Sitel, Dragan Pavloviq Llatas, Vladimir Peshevski, Elizabeta Kançeska Milevska, Gogjo Popovski, Toni Trajkovski dhe personi L.L.C.
Gjykatës i mbetet që të deklarohet edhe për kërkesat e fundit të PSP-së për paraburgim ndaj kryetari të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Martin Protogjeri, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloskës./Telegrafi/