Telegrafi

Gjykata izraelite dënon modelen Bar Refaeli për evazion fiskal

Gjykata izraelite dënoi të dielën modelen Bar Refaeli me nëntë muaj me shërbim komunitar dhe nënën e saj me 16 muaj burg për evazion fiskal.

Refaeli hyri në gjykatën e Tel Avivit me një bluzë ngjyrë kafe të çelët dhe me një maskë blu.

Ajo po shoqërohej nga babai i saj, Raffi, nëna e saj, Zipi dhe nga avokatë.

Nëntë muaj dënim me shërbim komunitar për modelen Bar Refaeli (Foto: Reuters)

35-vjeçarja Refaeli dhe nëna e saj u dënuan në korrik për vepra penale të shmangies së pagimit të taksave mbi të ardhurat afër 10 milionë dollarë.

Sipas një ujdie për pranimin e fajësisë nga gjykata, të dyja u urdhëruan gjithashtu të paguanin një gjobë prej 1.5 milion dollarë mbi milionat e taksave që i detyroheshin shtetit.

Gjithashtu, nënë e bijë raportohet se do të fillojnë vuajtjen e dënimit me burg javën e ardhshme.

Nëntë muaj dënim me shërbim komunitar për modelen Bar Refaeli (Foto: Associated Press)

Bar akoma mbetet një personalitet i njohur televiziv dhe një femër e zhurmshme, imazhi i së cilës është i vendosur kudo në tabelat e autostradave në të gjithë vendin.

Ligji izraelit i taksave përcakton vendbanimin kryesisht nëse personi ka kaluar pjesën më të madhe të vitit kalendarik në vend.

Refaeli pohoi se ajo nuk kishte deklaruar të ardhurat e saj gjatë viteve të caktuara dhe për këtë arsye nuk ishte e nevojshme.

Prokurorët refuzuan pretendimin e saj dhe e akuzuan atë për sigurimin e informacionit të pasaktë mbi taksat. /Telegrafi/

Nëntë muaj dënim me shërbim komunitar për modelen Bar Refaeli (Foto: EPA)