Gjykata izraelite dënoi të dielën modelen Bar Refaeli me nëntë muaj me shërbim komunitar dhe nënën e saj me 16 muaj burg për evazion fiskal.
Refaeli hyri në gjykatën e Tel Avivit me një bluzë ngjyrë kafe të çelët dhe me një maskë blu.
Ajo po shoqërohej nga babai i saj, Raffi, nëna e saj, Zipi dhe nga avokatë.
35-vjeçarja Refaeli dhe nëna e saj u dënuan në korrik për vepra penale të shmangies së pagimit të taksave mbi të ardhurat afër 10 milionë dollarë.
Sipas një ujdie për pranimin e fajësisë nga gjykata, të dyja u urdhëruan gjithashtu të paguanin një gjobë prej 1.5 milion dollarë mbi milionat e taksave që i detyroheshin shtetit.
Gjithashtu, nënë e bijë raportohet se do të fillojnë vuajtjen e dënimit me burg javën e ardhshme.
Bar akoma mbetet një personalitet i njohur televiziv dhe një femër e zhurmshme, imazhi i së cilës është i vendosur kudo në tabelat e autostradave në të gjithë vendin.
Ligji izraelit i taksave përcakton vendbanimin kryesisht nëse personi ka kaluar pjesën më të madhe të vitit kalendarik në vend.
Refaeli pohoi se ajo nuk kishte deklaruar të ardhurat e saj gjatë viteve të caktuara dhe për këtë arsye nuk ishte e nevojshme.
Prokurorët refuzuan pretendimin e saj dhe e akuzuan atë për sigurimin e informacionit të pasaktë mbi taksat. /Telegrafi/