Gjykata e Apelit në Shkup e vërtetoi vendimin e Këshillit penal të Njësisë për krim të organizuar për të dyshuarin Vladimir Taleski i cili është pjesë e rastit të PSP të njohur në opinion si “Transportuesi”, ndërsa e refuzoi ankesën e të dyshuarit kundër masës arrest shtëpiak, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Respektivisht, Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1, sot po ashtu morri vendim me të cilin masa arrest shtëpiak kundër të dyshuarit V.T. vazhdohet për 30 ditë.
Paraprakisht PSP kërkoi të vazhdohet paraburgimi i Taleskit sepse akoma zgjat hetimi./Telegrafi/