Telegrafi

Gjykata i hap rrugë shitjes së Chrysler

Gjykata e Lartë ka refuzuar një kërkesë të fondit të pensioneve në Indiana dhe të kundërshtarëve të tjerë të këtij transaksioni të rëndësishëm.

Për të përfunduar plotësisht shitjen, 2 miliardë dollarë fonde të akorduara nga qeveria amerikane duhet t’u transferohen kreditorëve të "Chrysler", ndërkohë që afati për transferimin kishte kaluar përpara se Gjykata e Lartë të lejonte mbrëme shitjen e kompanisë. /Telegrafi/tch/