Telegrafi

Gjykata gjermane e shpall fajtor kolonelin sirian për krime kundër njerëzimit

Një gjykatë gjermane ka dënuar me burgim të përjetshëm një kolonel sirian për krime kundër njerëzimit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Anwar Raslan, 58-vjeçar, ishte i lidhur me torturimin e mbi 4,000 njerëzve në luftën civile të Sirisë në një burg të njohur si “Ferri në Tokë”.

Gjyqi në Koblenz është çështja e parë penale në botë e ngritur për torturën e udhëhequr nga shteti në Siri.

Është e vështirë të imagjinohet se çfarë kanë duruar burrat dhe gratë e burgosura në burgun famëkeq të Sirisë Al-Khatib, raporton BBC.

Në zemër të tij, Raslan u akuzua se ishte një oficer i lartë i shërbimit të sigurisë nën Presidentin Bashar al-Assad, ndërsa protestat masive antiqeveritare u shtypën me dhunë në vitin 2011.

Shumë protestues dhe të tjerë, të dyshuar se kundërshtonin regjimin u mblodhën dhe u ndaluan në objektin e Al-Khatib në Damask ku, thonë prokurorët, se Raslan drejtonte operacionet.

Ai u akuzua për 58 vrasje, për përdhunim dhe sulm seksual, gjithashtu dhe për torturimin e të paktën 4,000 njerëzve të mbajtur atje midis vitit 2011 dhe 2012. /Telegrafi/