Site icon Telegrafi

Gjykata ftoi macen në gjykim

Kështu para regjistrimit të fundit të popullsisë, Tabbyn e regjistruan si anëtarë të familjes me vërejtjen se është vetëm mace.

Vërejtja e tyre megjithatë nuk ishte e mjaftueshme, kështu që Tabby kohë më parë është ftuar nga ana e gjykatës Supreme të Mbretërisë në Suffolk të Bostonit që t’i përmbushë detyrimet e veta qytetare.

Esposito i shkroi gjykatës duke ia sqaruar se kishte ndodhur një gabim dhe se Tabby është vetëm mace, duke ia bashkangjitur letrën e veterinerit, e cila vërtetonte se bëhej fjalë për “një mace të vogël me qime të shkurtra”.

Megjithatë kjo nuk mjaftoi, kështu që gjykata ftoi Tabby Sal të jetë e pranishme si anëtare e porotës dhe si anëtare e porotës gjykata nuk pret që ajo të flet gjuhën angleze në mënyrë të përkryer, shkruan Telegraph. /Telegrafi/

Exit mobile version