Telegrafi

Gjykata franceze pezullon ndalesën e burkinit (Foto/Video)

Gjykata më e lartë administrative e Francës ka suspenduar ndalimin e veshjes që mbulon tërë trupin që përdorej në bregdetin Mediteran nga gratë myslimane shkruan BBC.

Vendimi mund të krijojë një precedent për deri në 30 qytete të tjera të cilave i janë vendosur ndalime. Gjykata do të marrë një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e ndalimit të mëvonshëm, transmeton KosovaPress.

Korrespondentët në Francë thonë se vendimi i gjykatës nënkupton se të gjitha ndalimet në ‘burkini’ kanë mundësi për t’u përmbysur për tani, mirëpo një kryebashkiak në Corsica, tashmë është zotuarës do të mbaj ndalimin e saj në plazhin e qytetit që përfaqëson.