Telegrafi

Gjykata: Feim Salihu nuk mund të ushtrojë detyrën derisa të zgjidhet kontesti (Dokument)

Kryeshefiekzekutiv i ndërmarrjes “Pastrimi”, Feim Salihu, i cili kontestohet nga Komuna e Prishtinës, nuk mund ta ushtrojë detyrën deri sa të zgjidhet kontesti gjyqësor.

Ketë njoftim dhe publikimin e vendimit e ka bërë vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Gjykata vendos që Feim Salihu nuk mund të ushtrojë detyrën derisa të zgjidhet kontesti gjyqësor.

Përveç shkarkimit të Feimit, bordi i ndërmarrjes Pastrimi në mënyrë të paligjshme ja ka vazhduar mandatin me datën 20 dhjetor 2013, 20 ditë pas fitores tonë në Prishtinë. Këtë e ka bërë pa konkurs dhe në kundërshtim me ligjin.

Pas padisë së komunës dhe kërkesës së masës së përkohshme që ai vendim nuk mund të zbatohet derisa të zgjidhet kontesti.

Bashkangjitur është vendimi i gjykatës për masën e përkohshme të pezullimit të vendimit për vazhdimin e mandatit. Reformat do të BËHEN”, shkruan Ahmeti në facebook. /Telegrafi/