Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka nxjerrë një vendim duke thënë se Rusia është përgjegjëse për vrasjen e ish-oficerit të sigurisë Aleksandar Litvinenko në Londër.
Litvinenko ndërroi jetë në vitin 2006 pasi kishte pirë çaj të helmuar me Polonium-210, një izotop i rrallë radioaktiv.
Ai ishte sëmurë më 1 nëntor 2006 dhe vdiq disa ditë më vonë.
E veja e Litvinenkos, Marina ka paditur shtetin rus në këtë Gjykatë, duke kërkuar 3.5 milionë euro si kompensim për vrasjen e tij.
Një hetim publik arriti në përfundimin se vrasja e burrit të saj në vitin 2006 ishte urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.
Parashtresa gjithashtu kërkon që gjykatësit e Strasburgut të vendosin mbi rëndësinë e modelit të vrasjeve të kryera nga agjentët e shtetit rus në të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme.
Ndër sulmet e listuara janë helmimi i vitit 2018 i Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisburyt.
Kujtojmë, se në muajin gusht të vitin e kaluar, kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok. /Telegrafi/