Site icon Telegrafi

Gjykata Evropiane e Drejtësisë mbështet sanksionet ndaj firmave ruse të energjisë

Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian ka mbështetur masat kufizuese të miratuara nga blloku i 27 vendeve kundër kompanive ruse të naftës dhe gazit në lidhje me veprimet e Moskës në Ukrainë.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me qendër në Luksemburg njoftoi se masat janë të justifikuara siç duhet.

Duke filluar nga korriku i 2014-së, Këshilli Evropian miratoi masa kufizuese ndaj bankave ruse dhe sektorit të energjisë, si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë.

Këto masa përfshijnë ndalime në eksportin e produkteve dhe teknologjive të caktuara në sektorin e naftës dhe gazit dhe kufizime në hyrjen e disa operatorëve në atë sektor në tregun evropian të kapitalit.

Një numër i kompanive ruse, që janë pjesë e Rosneftit, kishin ngritur padi duke kërkuar anulimin e këtyre masave.

Sipas Gjykatës, vendimi është gjithashtu në përputhje me dy marrëveshje kryesore ndërkombëtare: Marrëveshjen e Partneritetit BE-Rusi të vitit 1994 dhe Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë.

Këshilli Evropian thotë se mirëpret vendimin, duke thënë se paraqet legjitimitet dhe fuqi ligjore të BE-së për veprimet destabilizuese të Rusisë në Ukrainë. /REL/

Exit mobile version