Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendos që UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit të konkurrencës duke bllokuar formimin e Superligës Evropiane në vitin 2021 dhe kështu ka treguar se shtëpitë e futbollit nuk mund t’i ndalojnë klubet të luajnë në organizime tjera të futbollit.
Në vitin 2021, plotë 12 klube evropiane ndër to: Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Liverpool, Juventus, AC Milan, Inter, Real Madrid , Barcelona dhe Atletico Madrid janë bashkuar të gjithë si klube themeluese.
Megjithatë, pas vetëm 72 orësh projekti u rrëzua me largimin e të gjitha klubeve angleze dhe Interit, Milanit dhe Atletico Madridit, duke lënë vetëm Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën.
Pas një kohe edhe Juventusi u largua zyrtarisht nga projekti dhe pjesë e tij mbeten vetëm dy gjigantë spanjollë, të cilët nga ajo kohë u kërcënuan me dënime dhe sanksione të ndryshme nga UEFA dhe FIFA.
#ECJ: The rules of #UEFA and the Belgian #football association on ‘home-grown players’ could be contrary to #EUlaw 👉 https://t.co/ATb3CgbPxg pic.twitter.com/BlqMf0dOq1
— EU Court of Justice (@EUCourtPress) December 21, 2023
Por, tani Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendos që UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit të konkurrencës duke bllokuar formimin e Superligës Evropiane në vitin 2021 dhe kështu ka treguar se shtëpitë e futbollit nuk mund t’i ndalojnë klubet të luajnë në organizime tjera të futbollit.
Me pak fjalë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka dhënë një goditje UEFA-s dhe FIFA-s në përpjekjet e tyre për të vrarë Superligën Evropiane.
“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për miratimin paraprak të garave të futbollit ndërklube, si Super Liga, janë në kundërshtim me ligjin e BE-së”, tha Gjykata e Drejtësisë në një deklaratë.
#ECJ: The #FIFA and #UEFA rules on prior approval of interclub #football competitions, such as the Super League, are contrary to #EUlaw #EuropeanSuperleague 👉 https://t.co/ATb3CgbPxg pic.twitter.com/XCnLzwIKWb
— EU Court of Justice (@EUCourtPress) December 21, 2023
Gjykata shtoi gjithashtu se të dy organizatat e futbollit po “abuzonin një pozicion dominues” kur goditi ligën konkurruese pasi rregullat e tyre nuk ishin “transparente, objektive, jodiskriminuese dhe proporcionale”.
“Ne kemi fituar të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është FALAS. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre”, komentoi drejtori i Superligës Evropiane, Bernd Reichart, mbi vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. /Telegrafi/