Site icon Telegrafi

Gjykata ende nuk ka caktuar seancë gjyqësore për Grujovskin

Gjykata Penale nuk ka caktuar seancë për procesin gjyqësor kundër ish-shefit të Departamentit të pestë të MPB, Goran Grujovski dhe gjashtë punonjësit e Zyrës, të ngarkuar me djegien e mbi 2000 dokumenteve zyrtare, disa prej të cilave janë të lidhura me përgjimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Afati ligjor prej një muaj ka kaluar, kurse datë për fillimin e gjykimit ende nuk është specifikuar.

‘Së pari PSP ka paraqitur kërkesë për përjashtim, dhe Gjykata Themelore Shkupi 1 ka refuzuar. Pastaj është ankimuar deri në gjykatën e apelit, ankesa është refuzuar. Vendimi nga Apeli është kthyer këtu, ditëve në vijim do të planifikohet procesi gjyqësor’, theksojnë nga Gjyqi. /Telegrafi/

Exit mobile version