Telegrafi

Gjykata ekonomike, ende socialiste

Kjo u tha ne nje raport te OSBE, te publikuar të enjten për Gjykatën Ekonomike të Kosovës, me anë të të cilit rekomandon që të rishikohet dhe modernizohet korniza ligjore, në bazë të së cilës funksionon kjo gjykatë.

Ndryshe si rekomandime tjera të këtij raporti jepen edhe ato se nëse Kosova vazhdon të ketë një Gjykatë Ekonomike, rregullat lidhur me kompetencën e saj do të duhej të përshkruhen në një ligj dhe kjo kompetencë nuk duhet të varet nga natyra e palëve si persona fizik apo juridik.

Sipas këtij raporti, Gjykata Ekonomike do të mund të ketë kompetencë ekskluzive për të gjitha kontestet që dalin nga ligje të caktuara, siç janë Ligji për Organizatat e Biznesit, Ligji për falimentimin, Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta dhe Ligji për markat tregtare./telegrafi/.