Site icon Telegrafi

Gjykata e Vlorës: Burg pa afat për supertrafikantin italian

Sipas vendimit të gjykatës, shtetasi italian, Guiseppe Simonelli, do të qëndrojë në paraburgim në burgun e Vlorës deri në ekstradimin e tij drejt Italisë.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë italiane arrestuan Guiseppe Simonelli, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tropea, Itali, me kombësi dhe shtetësi italiane, në kuadër të operacionit të koduar “DUE TORRI CONECTION”, raportoi Panorama.

32- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi dyshohet se është anëtar i një Organizate Kriminale që ka patur si qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokaina, trafik të cilin dyshohet se e realizonte nga vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore drejt Italisë./Telegrafi/
 

Exit mobile version