Site icon Telegrafi

Gjykata e Tiranës: Tre vjet e tre muaj burg për Alban Rexhën

Me pesë vjet e tre muaj burg në total u dënuan edhe tre të bashkëpandehurit e tjerë, E. Gega, Pajtim Serjani dhe Samet Mejdani. Katër të rinjtë u deklaruan fajtorë nga Gjykata e kryeqytetit, në lidhje me ngjarjen e 29 dhjetorit 2009, në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, kur ata nuk iu bindën shenjës “stop” të një patrulle policie, si edhe qëlluan me armë zjarri në ajër.

Vendimi u shpall në Gjykatën e Tiranës për akuzat e “prishjes së qetësisë publike”, “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, në bashkëpunim” dhe “mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve luftarake”.

Aktualisht, të gjithë të pandehurit e kësaj dosjeje janë në masa sigurie më të lehta se ajo e “arrestit me burg”. Nga kjo masë shtrënguese ata u liruan në 10 qershor të vitit të kaluar.
Në këtë mënyrë, të pandehurit e kësaj dosjeje do të prangosen vetëm nëse një dënim i tyre me burg merr formë të prerë në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

 

Exit mobile version