Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimin me 2 vjet burg për Anjeza Shabanin.
Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren”, rrahu barbarisht një fëmijë 3 – vjeçar, video e cila u transmetua në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan.
Denoncimi i dhunës ishte bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të hetuar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.
Shabani akuzohet për “keqtrajtim të miturish”. /tvklan.al/