Site icon Telegrafi

Gjykata e Tetovës hodhi poshtë 30 padi kundër ndotësve të ajrit

Megjithëse Tetova në vitin e kaluar ishte ndër qytetet më ajër më të ndotura në vend dhe rajon, siç duket nuk mendon ngjashëm Gjykata themelore e këtij qyteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Portali SDK bën të ditur se kjo gjykatë ka vendosur që të hedhë poshtë 30 padi kundër ndotësve të ajrit, të cilët janë akuzuar se i kanë shkelur masat komunale kundër ndotjes.

Vetëm pas ndërprerjes së punës së kombinatit Jugohrom, Tetova e humbi primatin e të qenit qyteti më i ndotur. Rregullativa ligjore thotë se ndotja me grimcat PM10 duhet të jetë deri më 50, ndërkaq në Tetovë arriti edhe deri më 1000./Telegrafi/

Exit mobile version